Edhe Bjellorusia e mundi Maqedoninë

Futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë, sonte pësuan disfatë nga Bjellorusia, ndeshje e luajtur në arenën “Filipi i II-të” në Shkup. Disfata me rezultatin e ngushtë 1:2, ka bërë që Maqedonia tani mbajë pozitën e pestë në grupin C, në garat kualifikuese për Kampionatin Evropian 2106.

Edhe pse Maqedonia e nisi mirë, me një goditje precize nga Trajkovski që i dha epërsinë me 1:0, bjellorusët arritën që të këndellen dhe të arrijnë deri të fitorja e parë e ciklit kualifikues.

Maqedonia deri më tani ka luajtur pesë ndeshje, ku katër i ka me humbje dhe vetëm një fitore, edhe atë të shënuar me shumë mund ndaj Luksemburgut.

Kjo disfatë edhe një herë ka dëshmuar se reprezentacioni i Maqedonisë është në një krizë të madhe, dhe pas disfatës së Bjellorusisë do të jetë shumë e vështirë për të arritur së paku vendin e katërt në grup. Në ndeshjen ndaj Bjelloruisë luajtën pesë futbollistë shqiptarë, Agim Ibraimi, Besart Abdurrahimi, Ferhan Hasani, Artim Pollozhani dhe debutuesi Enis Bardhi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button