Brukseli me përgjigje ndaj Prokurorisë për rastin “Puç”

Komisioni Evropian (KE) është përgjigjur në letrën pas kërkesës së Prokurorisë publike të Maqedonisë për sigurimin e monitorimit ndërkombëtar për rastet aktuale në Shkup, njofton “Telma” duke u thirrur në burime diplomatike.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Prokuroria ku kanë paralajmëruar se të hënën do të dalin me detaje mbi letrën e KE-së.

“As KE e as Prokuroria tani për tani nuk zbulojnë detaje se çfarë në të vërtetë është dakorduar dhe nëse do të thotë kjo monitorim në rastin ‘Puç‘ si dhe mbi kallëzimet penale pas publikimit të bisedave të përgjuara nga LSDM”, rikujton Televizioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button