“50 Shades of Grey”, tërhiqet regjisorja

Regjisorja e filmit më të përfolur të kohëve të fundit, “50 Shades of Grey”, Sam Taylor-Johnson, ka vendosur të tërhiqet nga filmi. Johnson nuk do të jetë më regjisorja e dy serive serive të ardhshme të “50 Shades of Grey”.

Deklaratën që ka dhënë për “Deadline”, Sam ka thënë: “Ka qenë një udhëtim intensiv dhe i mrekullueshëm ai i “Fifty Shades of Grey” për mua si regjisore dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve. Kam krijuar një marrëdhënie të afërt dhe afatgjatë me të gjithë kastin, aktorët dhe producentët, veçanërisht me protagonistët, Dakota and Jamie, por unë nuk do jem më regjisorja e dy filmave të tjerë”,- ka mbyllur Taylor-Johnson. Pa thënë cilat janë arsyet e vërteta të kësaj tërheqjeje, Johnson uron të gjithë kolegët për punën që i pret.

Ndërkohë, asgjë ende nuk dihet për emrin që do të drejtojë dy seritë e ardhshme të filmit. E sigurt është që Jamie Dornan do të rikthehet si bilioneri Christian Grey dhe Dakota Johnson si Anastasia Steele.

Lajme të ngjashme

Back to top button