Agnesa Vuthaj kërkon AJËR PËR TETOVËN

Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, prej kohësh është bërë pjesë e kauzave sociale në Kosovë e Shqipëri. Së fundmi, ajo është solidarizuar me banorët e qytetit të Tetovës, të cilët për disa muaj me radhë po protestojnë kundër nilvelit të lartë të ndotjes që u kanoset çdo ditë. Përmes një postimi në profilet sociale, Agnesa ka shprehur solidaritetin me nënat dhe fëmijët e Tetovës: “Me fëmijët dhe nënat e qytetit më të helmuar në Evropë! AJËR PËR TETOVËN” – shkruan Agnesa.

Që kur qyteti i bukur i Tetovës është renditur si qyteti i dytë më i ndotur në botë, banorët nuk i kanë ndalur për muaj me radhë protestat. Më herët, bashkë me ta janë solidarizuar edhe anëtarët e grupit Elita 5.

Ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë, sipas banorëve, është një fabrikë në afërsi të qytetit, e cila punon jashtë standardeve ekologjike. Të dhënat shqetësuese në raportet ndërkombëtare tregojnë se prania e grimcave të dëmshme në ajër PM10 në këtë qytet shkon deri në 200 herë më e lartë se norma maksimale e lejuar. Si pasojë, Tetova sot është një ndër pesë qytetet më të ndotura në botë, në bazë të rankimit të Institutit Ndërkombëtar “Numbeo”. Niveli i ndotjes shpesh arrin maksimalen që mund të matet, -1000 mikro gram në metër kub të grimcave kancerogjene PM10.

Lajme të ngjashme

Back to top button