Jetoi si i varfër, por la një pasuri marramendëse

92-vjeçari amerikan Ronald Read, i cili punonte si përgjegjës pallati dhe njihej nga fqinjët si i varfër, ishte në fakt, një njeri shumë i pasur.

Ai kishte punuar për 25 vjet si punonjës karburanti, ndërsa 17 vitet e fundit i kishte kaluar si përgjegjës i një pallati banimi.

Sipas deklaratës së avokatit të tij, 92-vjeçari ishte një person shumë kursimtar dhe edhe kur rrobat i griseshin, në vend që të blinte të reja, i arnonte ato. Avokati ka zbuluar se, ai ishte një milioner me një pasuri prej 8 milionë dollarësh.

Ronald Read la pas vetëm një djalë të birësuar, me emrin Philip Brown, por nuk dihet nëse ia ka trashëguar atij pasurinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button