fbpx

Michele Obama qethet zero?! Ja e vërteta (VIDEO)

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka tronditur të gjithë me shfaqjen e saj më të fundit në një emision televiziv. Ajo i kishte flokët e qethura zero.

Gruaja e Presidentit të Amerikës, u shfaq në një “show” të famshëm televiziv, “Jeopardy”, me flokët e qethura zero dhe në ngjyrë gri. Fansat e saj shpërthyen menjëherë në “Twitter”, duke hedhur dyshime mbi shëndetin e Zonjës së Parë.

“Flokët e Mishel në rrezik”, ka pyetur dikush. “Mishel na detyrohet disa shpjegime”, ka thënë një tjetër. “Zoti im, çfarë i ka ndodhur, shpresojmë të jetë mirë”, ka shkruar një tjetër pak pas shfaqjes së Obamës në televizion.

Mishel, e cila në janar mbushi 51 vjeç, shfaqet gjithnjë, buzagaz, e përkushtuar ndaj paraqitjes, por kjo video solli dyshime dhe pikëpyetje mbi shëndetin e saj. Në fakt, misteri është zgjidhur. Nëse shikoni me kujdes në foto, mund të dalloni që Zonja e Parë e SHBA-ve i ka tërhequr flokët dhe i ka lidhur ato mbrapa.

Lajme të ngjashme

Back to top button