Ju mund të dukeni perfekt poqëse veproni kështu

Dr Robert Huizenga thotë se, 4 orë ushtrime në ditë e shoqëruar me një dietë të rreptë, jep të njëjtin rezultat që mund të arrihet nga kirurgjia plastike. Ai shton se përveç se kirurgjia plastike është e kushtueshme, ajo ka gjithashtu efekte anësore si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ana mendore.

Nëqoftëse çdokush do t’i arrinte të  kryente ushtrime 5 deri në 6 herë në javë, nga 4 orë në ditë kjo do të sillte rezultate mjaft të kënaqshme .“Humbja më e madhe në peshë” është një program që zhvillohet në Kaliforni ku marrin pjesë shumë persona të cilët ndjekin këto ushtrime të cilat transmetohen drejtpërdrejt në TV.

Sipas një studimi të bërë nga ky program janë marrë 13 persona të cilët kanë ndjekur këto ushtrime dhe është parë se pas 7 muaj ushtrimesh ata kanë humbur 48.8 kg, ndërkohë që në të njëjtën kohë ky grup është krahasuar me një grup prej 13 personash që kishin kryer kirurgji plastike për të humbur peshë, dhe këta të fundit kishin humbur 36.5kg.

Dr Robert Huizega thotë gjithashtu se në 1000 persona të cilët humbasin peshë si pasojë e kirurgjisë plastike, 1 person vdes. Pra këshillohet që per cdo person obez ose jo, të ushtrojë aktivitet fizik për të realizuar rënien në peshë. Dhe mos të mendohet kurrë operimi plastik si një zgjidhje më e shpejtë dhe më efektive.

Lajme të ngjashme

Back to top button