Përkrahje për referendumin e fasadës së QT nga “Metamorfozis”

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” e përkrah plotësisht Iniciativën për referendum për pamjen e fasadës së Qendrës Tregtare së Shkupit të cilën e ka filluar Komuna Qendër dhe iniciativa qytetare “E dua QT-në”.

“U bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Komunës Qendër si dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë ta përkrahin këtë iniciativë. Mbështetja e referendumit nga “Metamorfozis” buron nga misioni jonë- të kontribuojmë për zhvillimin e demokracisë dhe përmirësimin e kualitetit të jetesës duke zbatuar në mënyrë inovative dhe duke e shpërndarë dijen. Iniciativa për përkrahjen e referendumit , si organizatë e cila u jep mundësi qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes, bazohet në vlerat kryesore të “Metamorfozis” : të qenit të hapur, barabarësia dhe liria.” thuhet në kumtesën e “Metamorfozis”.

Ata shprehen se zotohen për pjesëmarrje aktive qytetare me anë të përdorimit të të gjitha mekanizmave që janë në dispozicion.

“Në një shoqëri moderne, demokracia nuk guxon të thjeshtësohet vetëm në pjesëmarrje në zgjedhje, por ajo përfshin mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe kyçjen e të gjithë aktorëve shoqëror në proceset dhe vendimmarrjet, dhënia e përgjegjësisë nga ana e pushtetarëve edhe në periudhën mes cikleve zgjedhore. Suksesi i një shoqërie moderne varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mundësitë që ua jep qytetarëve të ndikojnë në atë si do të jetojnë dhe si do të harxhohen paratë e tyre të përbashkëta.” thuhet në kumtesën e “Metamorfozis”.

“Referendumi për pamjen e fasadës së QTQ-së është kulminacion i një procesi të gjatë, në të cilin qytetarët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet peticioneve, tubimeve publik, përfaqësimit para autoriteteve, nëpërmjet mediave, si dhe duke i shfrytëzuar teknologjitë e reja – internetin dhe rrjetet sociale, qartë thanë se kërkojnë që të pyeten. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Komunës Qendër veç e veç, janë të obliguar, si përfaqësues të tyre të zgjedhur, ta përkrahin këtë kërkesë qytetare dhe ta mundësojnë mbajtjen e referendumit.” thuhet në kumtesën e “Metamorfozis” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button