BDI nesër mban Kongresin tematik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nesër dhe pasnesër në Shkup do të mbajë kongres tematik, në të cilin në katër sesione mes tjerash do të debatohet për eurointegrimet, për Marrëveshjen e Ohrit dhe për zhvillimin ekonomik.

Siç paralajmëroi nënkryetari i BDI-së, Abdilaqim Ademi në pajtueshmëri me statutin e partisë dhe interesat e delegatëve, pritet që deri në fund të kongresit të miratohet edhe rezolutë në të cilën do të përfshihet edhe orientimi i mëtejshëm politik gjegjësisht përcaktimet e BDI-së për në të ardhmen.

Në këto debate tematike, sipas Artan Grubit shef i kabinetit të kryetari të BDI-së, pritet të marrin pjesë edhe Daniel Server, Ervan Fuere, Aleksandar Malas dhe politikanë dhe ekspertë të tjerë të njohur.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po mor BDI dersa Sllavomaqedonasit VMRO dhe LSDM po shkojn me u pajtue në Bruxel, ju bajni banketa (zabava) qejf vetes dhe pastaj ankoheni në BE se spo ja japin të drejtat Shqipëtarëve. Me juve dot vuaje shum ky popull, inshallah Allahu ju denon në kët jet dhe jetën tjetër.

Back to top button