Komuna e Strugës vazhdon heqjen e objekteve të përkohshme

Autoritetet lokale në Strugë kanë vazhduar heqjen e objekteve të përkohshme nëpër qytet. Pronarët nuk pajtohen me këtë vendim të komunës, duke thënë se shumë familje do të mbeten në mëshirë të fatit, pa të ardhura për të mbijetuar. Komuna u ka dorëzuar vendimet për rrënim, por nga ana tjetër, nuk u ka ofruar vendndodhje alternative për ri-vendosjen e objekteve. Rrënimi u zhvillua në prani të forcave të policisë.

Disa nga pronarët, objektet e të cilëve u rrënuan që para dy muajve, i kanë apeluar vendimet e komunës në Gjykatën Administrative dhe Kushtetuese me arsyetimin se ai ka qenë anti-ligjor.

Nga komuna e Strugës thonë se do ta pastrojnë qytetin nga të gjitha objektet e vendosura përkohësisht.

Bëhet fjalë për më shumë se 150 objekte të përkohshme në të gjithë Strugën. Lokacionet sipas planit të detajuar urbanistik do të pastrohen dhe do të pasurohen me hapësira të gjelbëruara, stola dhe trotuare.

Lajme të ngjashme

Back to top button