fbpx

Rroga minimale prej 9 mijë denarëve nuk është sukses ekonomik

Nuk është lajm ajo që rroga minimale në vend është 9.590 denarë, por janë shqetësuese të dhënat e Eurostat sipas të cilave Maqedonia Kosova dhe Shqipëria janë vendet me rrogë më të ulët minimale në Ballkanin Perëndimor.

Jeta me një shumë të këtillë sipas qytetarëve të anketuar nga REL, nuk është aspak e lehtë.

Në vend që të turpërohemi që kemi një rrogë minimale prej 150 eurove, ne këtë e paraqesim si sukses ekonomik, thotë analisti ekonomik Sllobodan Najdovski. Sipas tij rroga më e ulët në vend nuk mund ti mbulojë as harxhimet më të vogla të një familje, ndërsa pushimet vjetore janë bërë luks.

“Është shqetësuese ajo që vite me radhë ne gjendemi në fudn të listës, ose ne vendin e fundit në Evropë dhe ditë e më shumë i ngjajmë vendeve Afrikane,  por edhe ato tani më janë para nesh”, thotë Najdovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button