Tsipras vendos: Nënshtetësi fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Greqi

Fëmijët e mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi mund të fitojnë shtetësinë e këtij vendi, pasi qeveria e re pritet të miratojë projektligjin për pajisjen e tyre me dokumente të rregullta.

Rishqyrtimi i projektligjit për nënshtetësi me shumë mundësi do t’i ofroj fëmijëve të emigranteve në Greqi që të pajisen së shpejti, me dokumente, duke u kthyer në shtetas rezident të këtij vendi. Gjatë javës ky projektligji do të diskutohet publikisht ,për të kaluar për miratim në parlament.

Qeveria e kryesuar nga Tsipras në Greqi ka vendosur të rikthejë në fuqi,dispozitat për marrjen e nënshtetësisë greke nga fëmijët e emigrantëve.

Drafti do të kalojë në diskutim publik,para se të shkojë në parlamentin grek për miratim. Lajmin e konfirmoi ministri i Bbrendshëm grek, Nikos Voutsis, i cili theksoi se ky do të jetë projektligji i parë që do të paraqitet nga ministria që ka nën juridiksonin e vet dikasterin e emigracionit dhe atë të rendit publik.

“Drafti i parë që do të depozitohet do të jetë ai për marrjen e nënshtetësisë që ishte dhe në deklaratat programatike të qeverisë. Do të jetë gati javën e ardhshme dhe do të paraqitet për diskutim publik.”

Dhënia e nënshtetësisë greke fëmijëve të emigrantëve ishte sanksionuar në vitin 2010, pasi disa dispozita u shpallën si antikushtetuese. Qeveria e drejtuar nga Antonis Samaras e pezulloi krejtësisht atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button