Rikthehet linja hekurudhore Shkup – Manastir

Prej 1 prillit të këtij viti përsëri vendoset në qarkullim të rregullt hekurudhor treni përkohësisht i ndërprerë për udhëtarë që qarkullon në rrugën Shkup – Manastir, duke u nisur nga Shkupi në 16:55 dhe treni në relacionin Manastir – Shkup, që niset nga  Manastiri në orën 5:18.

Hekurudhat e Maqedonisë Transport SHA Shkup sot njoftuan se trenat do të qarkullojnë sipas rendit të udhëtimit, ndërsa për shkak të organizimit teknologjik të trafikut  treni 541 (Shkup – Manastir)  për herë të parë në trafikun e sërishëm do të kthehet më 1 prill, ndërsa treni 540 (Manastir – Shkup) më 2 prill.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button