Jabllanoviq: Për kthim vendosim brenda dy ditësh

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq ka paralajmëruar se brenda dy ditësh do të dihet nëse Lista Serbe, do të kthehet në institucione të Kosovës, ose jo.

Ai ka konfirmuar se arsyeja e bojkotit të Listës Serbe, ndërlidhet pikërisht me shkarkimin e tij nga posti i ministrit, raporton Gazeta Tribuna.

Jabllanoviq ka thënë se vendimi për largimin e tij nga kabineti qeveritar është marr pa ndonjë marrëveshje me Listën, për sa kohë që ka insistuar se nuk i ka ofenduar nënat nga Gjakova dhe se nuk i ka quajtur ato egërsira.

Ky politikan ka folur edhe për barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

“Barrikadat i kanë vendosur qytetarët kur janë ndier të kërcënuar. Kur nga Prishtina kthehet besimi tek qytetarët, do të hiqen edhe ato”, ka deklaruar Jabllanoviq.

Këto qëndrime, Jabllanoviq i ka shprehur në debatin: ”Veriu i Kosovës pas Marrëveshjes së Brukselit”, i cili është organizuar me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë./Gazeta Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button