Maqedonia zyrtarisht në Rrjetin Eurodesk për mobilitet të të rinjve

Drejtori i Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Darko Dimitrov këtyre ditëve në Bruksel po merr pjesë në takimin vjetor të rrjetit evropian Eurodesk, e organizuar nga ana e EURODESK AISBL (EURODESK AISBL) në Bruksel në të cilin Republika e Maqedonisë zyrtarisht u bë anëtare e Eurodeks AISBL, që është platformë evropiane e cila punon me partnerë kombëtarë që e përbëjnë Rrjetin Eurodesk.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, qëllimi kryesor është që të ofrohet përgjigje për pyetjet nga grupet e targetuara, si dhe të sigurojë qasje deri te informatat cilësore evropiane lidhur me programet e Bashkimit Evropian dhe mundësitë për mobilitet të cilat u qëndrojnë në dispozicion të rinjve.

Gjithashtu, Agjencia kombëtare e Maqedonisë, sot fitoi edhe statusin partner kombëtar i Eurodeskut me formim të Qendrës Eurodesk në Maqedoni. Partnerët kombëtarë kanë obligim për dorëzim të informatave për mundësitë e Eurodeskut në vendet e tyre, përmes bashkëpunimit me organizatat dhe partnerët e zgjedhur në nivel kombëtar.
Përmbajtja e informatave të ofruara nga niveli evropian ose kombëtar u dedikohet financimit, kontakteve dhe resurseve, me përqëndrim të posaçëm në financimin e aktiviteteve dhe mundësive të cilat janë ofruar nga ana e Komisionit Evropian, ndërsa të cilat përfshijnë të rinjtë dhe ata të cilët punojnë me ta. Partnerët e Eurodeskut bashkëpunojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes diseminimit të informatave, përgjigje për pyetjet dhe kërkesat e parashtruara, trajnime, logjistikë dhe organizim të ngjarjeve promovuese, inkuadrim në ngjarje dhe aktivitete rinore.

“Agjencia kombëtare në kuadër të takimit vjetor dhe Asamblesë parlamentare vjetore të organizatës botërore Eurodesk AISBL, fitoi statusin e anëtares zyrtare të kësaj iniciative të rëndësishme evropiane. Si anëtare e Eurodeskut qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të mund t’i shfrytëzojnë mundësitë të cilat i ofron Portali rinor evropian, të kyçen në fushatat rinore evropiane, të marrin informata cilësore për mundësitë për mobilitet nëpër Evropë, si dhe informata për programin Erazmus Plus”, deklaroi drejtori i Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet Darko Dimitrov.

Sipas Dimitrovit, në mënyrë plotësuese, Republika e Maqedonisë përmes Agjencisë kombëtare do të inkuadrohet në organizimin e Javës evropiane të të rinjve 2015, i cili do të organizohet nën patronazhin e Komisionit Evropian në të gjitha vendet-anëtare, me ç’rast do të vendoset theks në dialogun strukturor në sferën e të rinjve, punën e të rinjve dhe zhvillimin e politikave të të rinjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button