Shënimi i 27 marsit ­ Dita botërore e teatrit

­ Maqedonia ka teatër të jashtëzakonshëm, potencial të fuqishëm artistik, artistë të shquar të cilët krijuan realizime të mëdha teatrale dhe fituan shumë mirënjohje dhe çmime jashtë vendit, theksoi ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska­Milevska, duke ua uruar Ditën botërore të teatrit, aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve dhe drejtorëve të teatrove në shtet.

Në shënimin e sotëm të festës së teatrit, ajo tha edhe se arti skenik është ndër prioritetet në kulturë dhe prandaj janë ndërtuar dhe ndërtohen ndërtesa të reja teatrale, rregullisht mbështeten premiera dhe gosti në shtëpitë teatrale dhe një numër i madh i festivale vendore teatrale dhe punësohet edhe kuadër ­ 79 artistë në teatrot profesionale: 35 aktorë, 22 regjisorë dhe 22 dramaturgë.

Përveç investimeve kapitale ­ ndërtimi i ndërtesës teatrale, të cilat mundësuan kushte më të mira edhe për aktorët edhe për publikun, përmes Ministrisë së Kulturës, teatrot në Maqedoni edhe teknikisht modernizohen ­ marrin pajisje të re skenike, ndriçuese dhe të zërit.

Drejtorët të cilët morën pjesë në solemnitet e theksuan transparencën e teatrove të tyre për pritjen e teatrove tjerë maqedonas që do ta përforcojnë bashkëpunimin e tyre dhe do t’i mundësohet ofertë më e madhe publikut.

“Kemi filluar me tetë të punësuar, ndërsa sot në institucionin tonë ka 45 të punësuar, me tendëncë që të punësohet edhe kuadri i nevojshëm teknik, si dhe kemi ndërtesë të re. Kjo është arritur në periudhë prej tetë vjetëve. Kjo drastikisht na ka ndërruar jetën, raporti i publikut është ndërruar ndaj teatrit tonë”, theksoi Vitanov.

Drejtori i TPM­së Liliq informoi se shtatë dekadat nga shfaqja eparë e TPM në gjuhën maqedonase do t’i shënojnë me shumë aktivitete ­ më 29 mars do të jenë nikoqir të teatrit nga Izraeli, ndërsa pas ditëlindjes (3 prill) do të pasojnë performime të të gjitha teatrove nacionale në skenën e tyre. TPM me “Shtëpinë e përhershme” do të pezantohet në Budapest, ndërsa në qershor do ta organizojë “TPM festi­in” e dytë internacional. Teatrot e Maqedonisë do ta shënojnë Ditën botërore të teatrit me lexim të mesazheve para shfaqjeve të sontme. Autori i mesazhit të Maqedonisë këtë vit është regjisorja Nela Vitosheviq, ndërsa mesazhin ndërkombëtar e ka shkruar regjisori polak Kshishtof Varlikovski.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ne diten boterore te teatrove perse nuk shkoni te intervistoni teatrot shqiptare apo te shkruani rreth tyre, po keni shkruar per teatrot maqedone, ku ministria e kultures bene diskriminim ndaj tonave, dhe dihet qe aktort e teatrove maqedone paguhen 3 fish rroga me te larta se aktort shqiptar!

Back to top button