Honoraristët që fitojnë mbi 4 mijë euro s’do të paguajnë kontribute

Me ndryshimet e fundit të Ligjit për pagesën e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social kthehet edhe bazamenti më i lartë mujor për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve për të ardhurat e realizuara nga marrëveshja në vepër, marrëveshja autoriale apo tjetër marrëveshje.

Ajo arrinë 12 rroga mesatare (mbi 4.000 euro). Kjo do të thotë se personat të cilët në muaj marrin kompensim apo honorar më të lartë se kjo shumë nuk do të paguajnë kontribute për atë shumë, por do të paguajnë vetëm tatim personal.

Shuma më e lartë për pagesën e kontributeve për personat e vetëpunësuar është definuar në tetë rroga mesatare mujore. Në këtë kategori biejnë edhe ata që vet kryejnë veprimtar- avokatët, noterët dhe përmbaruesit.

Sipas ndryshimeve të fundit, limiti për pagesën e kontributeve për personat që janë në marrëdhënie të rregullt pune dhe kanë marrëveshje tjetër, është 21.588 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button