Sindikata multietnike: Po shkelen të drejtat dhe dinjiteti i arsimtarëve

Sindikata multietnike për arsim ka dalë në përkrahje të Plenumit të arsimtarëve dhe luftës së tyre për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve.

Qëndrimi i sindikatës është që gjendja me të punësuarit në arsim është alarmante, vazhdimisht eksperimentohet në arsim dhe kjo rezulton me zvogëlimin e kualitetit në procesin arsimor dhe njëherë i shkel të drejtat dhe dinjitetin e arsimtarëve.

Kryetarja e Sindikatës multietniek Suzana Stefanoviq, tha se qëndrimi i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, se protesta e Plenumit të Arsimtarëve është e motivuar politikisht, ka bërë që të humbet besimi dhe mendimi pozitiv për sindikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button