LSDM: Zvërlevski dhe Ilievski të japin dorëheqje pastaj procesi gjyqësorë

Që të mundet prokurorët publik  të punojnë në mënyrë profesionale dhe pa presione së pari nga Prokuroria duhet të largohet Marko Zvrlevski dhe Jovan Ilievski, baxhanak i Sasho Mijallkovit, ky është reagimi i LSDM-së, pas kumtesës së Prokurorisë se paditë penale të shtruara nga opozita janë në procedurë të punës.

“Mendojmë se ka njerëz të ndershëm në Prokurori, por që ata të mund të çlirohen nga ndikimi dhe të punojnë në mënyrë profesionale është e domosdoshme që të japin dorëheqje Marko Zvrlevski dhe Ilievski”, thotë LSDM-ja.

Prokuroria themelore Shkup, dje tha se kallëzimet penale nga opozita janë shtruar në 17 prokurori publike.

“Të gjitha kallëzimet penale janë dorëzuar për tu punuar. Për disa pjesë janë ndërmarrë disa veprime konkrete në rrjedhë janë edhe aktivitete tjera në përputhje me Ligjin për procedurë penale” , kjo është deklarata e Prokurorisë publike pas akuzave se kjo Prokurori nuk ka ndërmarrë asgjë për ndriçimin e këtyre rasteve të shtruara nga opozita.

Lajme të ngjashme

Back to top button