fbpx

Shpërthim në Manhattan, shemben dy ndërtesa në New York, 19 të plagosur (VIDEO)

Të paktën 19 persona janë plagosur pasi një shpërthim shkaktoi shëmbjen e dy ndërtesave në New York City, raporton BBC.

Shërbimi zjarrfikës pohon se tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Shpërthimi shkaktoi shembjen e pjesërishme të ndërtesës dhe pastaj një zjarr të madh në ndërtesën në East Village. Zjarri ka kapluar dy ndërtesa dhe për shuarjen e tij janë angazhuar 120 zjarrfikës. Në vendin e fatkeqësisë ishin 250 zjarrfikës pasi ekzistonte rreziku për shembje të edhe një objekti tjetër, lajmërojnë mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button