Hulumtim: “Shpëtimi i demokracisë në Maqedoni: Çfarë të bëhet pas skandalit me përgjimet”

Maqedoni Normat shoqërore dhe besimi në institucionet publike janë në luhatje. Besimi në funksionimin e sistemit është humbur. Besimi se ekziston një dështim sistematik, është më se i pranishëm.

Kështu tregojnë të dhënat e hulumtimit “Shpëtimi i demokracisë në Maqedoni: Çfarë të bëhet pas skandalit me përgjimet”, të përgatitur nga Qendra për hulumtimin dhe krijimin e politikave së bashku me studentët e Shkollës për politika shoqërore “Nëna Terezë’.

“Edhe nëse e pranojmë deklaratat e kryeministrit Gruevski se disa material janë të sakta, disa gjysmë të sakta dhe të rrejshme, ekzistojnë indikacione serioze se demokracia sot në Maqedoni është në rrezik. Një kohë të gjatë të gjitha aspektet e jetës publike nga administrata e deri të ndërmarrjet publike, janë politizuar. Këto incizime të publikuara nga opozita vetëm se e vërtetojnë dyshimin dhe frikën se sistemi në vend që të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve ai është dizajnuar që ti pasurojë dhe fuqizojë disa grupe dhe rrjete që këtë e bëjnë pa ndonjë përgjegjësi juridike”, tregon hulumtimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button