“95 vjet Parlamenti i parë shqiptar”

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave organizon veprimtarinë “95 vjet Parlamenti i parë shqiptar”. Aktiviteti do të zhvillohet ditën e sotme në orën 11:00, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Këtë veprimtari do ta përshëndesë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Të ftuar në veprimtari do të jenë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Anëtarët e Akademisë së Shkencave, Ministrja e Kulturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ministrja e Kulturës, Rektorë të Universiteteve Publike, drejtues të pushtetit vendor në Lushnjë, historianë, si dhe familjarë-trashëgimtarë të delegatëve, senatorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button