Maqedonia është në luftë!

Çdo ditë jemi dëshmitarë të thënieve të “mëdha” , të cilat potencojnë se në Maqedoni mund të ketë luftë. Jo të nderuar, Maqedonia është në luftë!

Lufta ka ekzistuar që nga krijimi i këtij shteti , por ajo mori përmasa të mëdha që nga dita kur kryeministri i vendit paditi kreun e partisë opozitare maqedonase për gjoja “puç”. Lufta është shumë e qartë por askush nuk po e pranon , ajo zhvillohet mes pushtetit dhe opozitës , opozitës dhe opozitës , në mes anëtarëve të të njejtës subjekti politik , në mes një subjekti politik aktual dhe lëvizjes për reforma në kuadër të atij subjekti, në mes mediave , në mes gazetarëve, analistëve , por pa harruar të cek edhe luftën mes popullatës ose thënë lufta për interes.

Lufta mes pushtetit dhe opozitës është gjithmonë temë e nxehtë por në Maqedoni ka kaluar çdo kufij , pasi nuk është çështja vetëm për pushtet por është për të shkatërruar ose mundësisht për të eliminuar njëri-tjetrin . Nga njëra anë pushteti lëshon akuza gjysmë të pabaza duke rënë në kundërshtim me veten , pasi një herë potencon se dëshmitë e nxjerra nga opozita janë të marra nga shërbimet e huaja, tjetër herë potencon se janë montazhë.

Ndërsa nga ana tjetër opozita është duke nxjerrë dëshmi të forta për kriminalitetin e pushtetit aktual gjatë  një dekade , por edhe ata një herë kishin pranuar se dëshmitë i kishin marrë nga jashtë e herë thonë se i kanë marrë nga shërbimet vendore , gjë që të bën të dyshosh se nuk është lojë e pastër nga asnjëra palë . Ten e fundit nëse bëhet një vrasje nuk ka fare rrëndësi nga ka ardhur arma , por kush është vrasësi edhe viktima.

Nuk është opozita në luftë vetëm me pushtetin por edhe me opozitën . Shumë njerëzve nga jashtë i’u duket si alogjike , por e vërteta është kjo pasi nuk ka kulturë politike , dhe në vend se ata të sensibilizohen dhe të bashkojnë forcat për të rrëzuar këtë pushtet kriminel ata duan të rrezojnë njëri-tjetrin . Shkaku kryesorë i kësaj lufte janë hesapet e palara në të kaluarën , si edhe afërsia  apo kontrolli i opozitës shqiptare nga shërbimi i inteligjencës maqedonase . Pos kësaj opozita shqiptare është në luftë edhe mes vete por këtu çështja kryesore është lufta për pushtet .

Edhe në mes të anëtarëve të një subjekti politik zhvillohet luftë , edhe atë shumë e ashpër . Shkaqet dihen , si gjithmonë janë pakënaqësitë mes anëtarëve pasi një grup kanë zënë vend në disa poste dhe as që e kanë ndërmend të largohen , ndërsa grupi tjetër ka të drejtë të rebelohet pasi është detyruar çdo herë të kënaqet vetëm me thërrmijat e grupit të parë. Por gjithashtu kanë të drejtë pasi grupi i parë nga qëndrimi i gjatë në poste janë korruptuar dhe janë shndërruar në egoistë të paparë saqë nuk i’u intereson për të tjerët . Këtu kemi të bëjmë me oligarki partiake e cila është shumë e dëmshme si për subjektin ashtu edhe për popullin që data përfaqësojnë .

E njejta gjë po ndodh edhe me luftën në subjektin tjetër , por për kundër subjektit të parë këtu është bërë edhe ndarje dhe pos kësaj janë mbajtur edhe kongrese të posaçme , pra situata është tepër kritike .

Edhe këtu grupi i rebeluar ka të drejtë sepse e njejta gjë që ishte te subjekti i parë , këtu është edhe më radikal dhe më diktatorial , nga fakti se përkundër gjitha dështimeve kryesia jo që nuk ka mendjen të largohet por para ca kohe kryetari  aktual emërtoi djalin e tij si pasardhës në krye të partisë , tipik sistem diktatorial e tiranik .

Por si  ndryshim nga rasti i parë këtu grupi që është rebeluar është në përparësi dhe duket se më në fund do ngadhënjejë demokracia.

Përpos luftës mes subjekteve , në luftë janë edhe mediat , gazetarët dhe analistët lufta e të cilëve kurrë më parë nuk ka qenë kaq e hapur dhe direkte , pasi ne kemi parë shumë raste të konkurrencës por jo të luftës .

Këtu është më ndryshe situata pasi shkaqet janë shumë të thjeshta , pra polarizimi i tyre politik , ata duhet të mbrojnë subjektin politik i cili i furnizon me të holla materiale , dhe të shkatërrojnë subjektin kundërshtar , por me një rast të reduktojnë edhe konkurrencën . Thjeshtë duan me një gurrë të vrasin dy zogj.

Edhe sado që kjo luftë të zgjatë shpresojë që pasojat mos ti mbartë populli si gjithmonë.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja është lufta e interesit e cila nuk do përfundojë asnjëherë . Sa të ekzistojë interesi publik njerizimi do jetojë në paqe , ndërsa sa të ekzistojë interesi personal lufta do vijë gjithmonë në rritje sa që lumenjve nuk do rrjedhë ujë por gjak … !

Lajme të ngjashme

Back to top button