Reshje të shiut deri të shtunën

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje të herëpashershme. Do të ketë paraqitje të jostabilitetit, sidomos në orët e pasdites me paraqitje të reshjeve të mëdha të shiut dhe bubullimave.

Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Deri të shtunën sasia e përgjithshme e reshjeve të shiut në disa vendet pritet të tejkalojë 30l/m2, sidomos në pjesët perëndimore dhe juglindore. Do të fryejë erë mesatare, herë pas here e përforcuar juglindore, ndërsa të shtunën erë veriore.

Reshje të borës do të ketë vetëm në viset e larta malore, ndërsa të shtunën në lartësi mbidetare mbi 1500 m. Të shtunën temperaturat ditore do të jenë më të ulëra dhe do të lëvizin nga 7 deri në 13 gradë, ndërsa nga e diela do të ketë stabilizim gradual të motit me rritje të temperaturave ditore.

Lajme të ngjashme

Back to top button