Tornado tmerr dhe shkatërrim në SHBA (VIDEO)


Më shumë se 27.000 shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji në Oklahoma, dhe ende nuk është e qartë nëse kjo ishte një uragan apo thjesht një shpërthim i fortë i erës.

Sipas agjencisë AP, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një shpërthim tornadoje, që goditi qytetin Tulsa në Oklahoma, transmeton TetovaSot.

Kompanitë e energjisë kanë njoftuar se më shumë se 27.000 shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji në Oklahoma, dhe se shumica e tyre në qarkun e Tulsa.

Sherifi i qarkut Bill Mekelvej, tha se në stuhin e madhe pësoi një person në zonën ku ato kishin vendosur kampin. Ai nuk saktësoi se sa persona janë lënduar, por deklaroi se shumë prej tyre kanë pësuar lëndime të shumta.

Në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një muaj nuk ka pasur tornado.

Lajme të ngjashme

Back to top button