Familjarët e Tom Doshit fillimisht nuk kanë hapur derën

Në orën 17:30, me një makinë ML gri, deputeti Doshi ka mbërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga uniformat blu. Në orën 17:17 ka përfunduar kontrolli i imtësishëm në banesën e deputetit Tom Doshi, i cili ka zgjatur pothuajse rreth 60 minuta.

Raportohet se në banesën e Doshit kanë qënë të gjithë familjarët, të cilët kanë kërkuar dëbimin e medias, në mënyrë që të mos filmonte me pretendimin se banesa është pronë private dhe nuk duhet të bëhet publike.

Po të njëjtat burime shtojnë se fillimisht familjarët e deputetit Doshi nuk e kanë hapur derën e banesës dhe më pas, policia ka mundur që të hyjë dhe të kryejë procedurat. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button