Vuçiq: Biseda me Mustafën, ishte sikurse me Merkelin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar bisedën telefonike me kryeministrin kosovar, Isa Mustafa.

Sipas kryeministrit serb, Vuçiq dhe Mustafa kanë folur për “problemet që serbët kanë në Kosovë si dhe për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se Mustafa për dalim nga ai ka “pikëpamje të ndryshme për botën, për të ardhmen, për Kosovën”, transmeton Telegrafi.

“Ashtu sikur kur bisedoj me Angela Merkelin, me Putinin, e njëjta gjë më duket të bisedoj me dikë që nuk është edhe aq popullor. Por, unë nuk mundem dhe nuk dua ta them asnjë fjalë të keqe për këtë, sepse puna ime dhe e tij është t’i zgjidhim problemet”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se Mustafa dhe homologu serb janë takuar për herë të parë në cilësinë e kryeministrave më 9-10 shkurt të këtij viti, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në Bruksel. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button