Miriam Çani dhe Alban Skënderaj zbulojnë si nisi dashuria e tyre 8 vjeçare

Ata janë padyshim çifti më i pëlqyer i Show Biz-it shqiptar. Të dy janë të suksesshëm, por dhe shumë simpatik për fansat e tyre. Gjatë spektaklit të të hënës, në X Factor Albania, Albani dhe Miriami kanë folur për herë të parë rreth lidhjes së tyre të dashurisë, duke treguar më shumë rreth nisjes së historisë, shkruan revista Class.

8 vite më parë, Miriam Cani ka qënë e angazhur me interpretimin e rolit e Roxie Hart në musical Chicago. Ndërkohë që Albani, një mik i saj, e ndiqte më ëndje gjatë shfaqjes dhe pyeste veten nëse miqësia e tyre do të mund të ishte më intensive.

Por dashuria mes tyre kishte lindur, dy miqtë e mirë, takoheshin shpesh. Dhe në njërin prej këtyre takimeve romantike, në shoqërinë e një vere të mirë, mundën të shprehnim më lirshëm ndjenjat e tyre.

Rrëfimi i tyre erdhi i papritur, pas një ngacmimi të prezantueses Alketa Vejsiu. E cila pas performancës së “All that Jazz”, pjesë e musical Chicago, nga grupi Brunetts, pyeti Albanin se cfarë bënte ai kur Miriam interpretonte në këtë musical.

Lajme të ngjashme

Back to top button