fbpx

Horoskopi ditor, 27 mars 2015

Dashi
Do jeni gjithë kohës ne trysninë e partnerit tuaj sot dhe do detyroheni te bëni ato qe ai do ju thotë. E gjithë kjo për shkak se deri me sot e keni toleruar tej mase. Beqaret do afrohen me dike te cilin e njohin prej kohesh, por qe me pare nuk kane menduar një te ardhme. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mos keni asnjë lloj problemi.

Demi
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, gjerat do ju ecin mire sot. Bashkëpunimi do jete i ngrohte dhe kënaqësitë te njëpasnjëshme. Beqaret do ndërmarrin rreziqe pa fund dhe si përfundim nuk do arrijnë askund. Nuk është aq e thjeshte te fillosh një lidhje serioze. Ne planin financiar do nxitoheni dhe mund te hidhni hapa te gabuara. Gjendja do ketë goxha tronditje.

Binjaket
Do ndiheni gjithë kohës te trishtuar gjate kësaj dite, pak nga koha dhe pak ngaqë partneri ju ka lënë pas dore. E mira është te flisni me te dhe te sqaroheni sa me pare. Beqaret nuk do jene aspak te kënaqur me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten te vetmuar serish. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mundohuni te
kurseni nga pak qe mos keni vështirësi.

Gaforrja
Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella gjate gjithë kësaj dite. Do mendoni te bëni edhe surpriza me te dhe keni për t’i ndier për mrekulli. Beqaret do jene gati te pranojnë ftesën e dikujt dhe te fillojnë një lidhje. Boll me duke qëndruar vetëm. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Jo vetëm qe do i kryeni te gjitha
shpenzimet, por do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani
Kujdes me sjelljen tuaj gjate kësaj dite sepse nëse e lëndoni partnerin mund te keni probleme te mëdha. Disa mund te arrijnë edhe deri ne ndarje. Beqaret do ndihen te sigurte tashme për ndjenjat e tyre dhe do hidhen menjëherë ne krahët e atij qe ka kohe qe i josh. Vetëm për financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Mos u tundoni
te blini objekte luksoze.

Virgjeresha
Shume gjera do jene ndryshe sot ne jetën tuaj ne çift. Do kërkoni falje për gabimet e bëra dhe do mundoheni te ndërtoni një te ardhme sa me te bukur. Beqaret do jene tërheqës dhe do e gjejnë shume shpejt personin me te cilin te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u
përmirësuar.

Peshorja
Pasion apo tension? Dita e sotme do i ketë te dyja për ju qe keni një lidhje. Nuk do qëndroni asnjë çast ne qetësi. Here do ju duket sikur jeni ne qiell te shtate e here dikur bota ju ka rene mbi supe. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund te hapin dritën jeshile. Perspektivat financiare nuk duken te këqija. Po u treguar te kursyer çdo gjë do ece mire.

Akrepi
Dëgjojini me kujdes sot këshillat qe do iu japë partneri sepse po i vajtët kundër dhe po bëtë gjerat qe atij nuk i pëlqejnë, problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen mjaft te kënaqur me njohjet e reja, megjithatë do marrin kohen e duhur para se te hedhin hapa. Gjendja e financave do mbetet e mire për aq kohe sa ju t’i bëni llogarite me kujdes.

Shigjetari
Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje flisni me partnerin dhe bëni ndonjë gjë ndryshe. Ne këtë mënyrë do largoni rutinën dhe do ju duket sikur do rilindni. Beqaret do jene mjaft entuziaste për shkak te disa ftesave qe do marrin. Jeta e tyre mund te marre një tjetër drejtim. Për financat duhet te shqetësoheni pak. Merrni sa me pare masa sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

Bricjapi
Bëjini sytë katër sot dhe mos e lini asnjë çast pas dore partnerin. Ne momentin qe me pak e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit, madje dikush edhe mund t’ua rrëmbejë nga duart. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume, por t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do keni probleme serioze nëse nuk mateni para se te
shpenzoni.

Ujori
Dite e këndshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe kane tashme një lidhje. Do ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe kënaqësitë do jene te veçanta. Beqaret nuk duhet te rendin pas personave me shume para sepse mund te zhgënjehen tej mase. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha. Duhet patjetër te kërkoni ndihme
nga specialistet.

Peshqit
Mos bëni gabim t’i premtoni partnerit gjera te cilat nuk i mbani dot sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me vone. Gënjeshtrat nuk i pëlqejnë aspak atij. Beqaret nuk do kenë një dite me fat dhe do bëjnë mire te qëndrojnë pranë miqve për te mos u ndier vetëm. Financat duhet t’i keni me ne vëmendje nëse doni qe ato te kenë
përmirësime me te mëdha.

Tags

Lajme të ngjashme