Referi spanjoll Borbalan drejton Shqipëri – Armeni

UEFA ka njoftuar se spanjolli Fernandez Borbalan do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Armenisë në Elbasan Arena, të dielën.

Kuqezinjtë ndeshen me armenët në ballafaqimin e radhës, të vlefshëm për kualifikim në Euro 2016.

Dhe, drejtësinë në ndeshje do ta ndajë Borbalan i cili për asistentë do të ketë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomer.

Gjyqtar i katërtë është caktuar Jorge Canelo Prieto. Në vijën e portës do të jenë dyshja Carlos Gomez dhe Pedro Montero.

Lajme të ngjashme

Back to top button