Esma Rexhepova dekorohet me titullin Artiste kombëtare e Republikës së Maqedonisë

Diva e muzikës rome Esma Rexhepova-Teodosievska e mori titullin “Artiste kombëtare e Republikës së Maqedonisë”, të cilin ia ndau presidenti, Gjorge Ivanov.

Kjo është mirënjohja më e lartë në kulturë e cila i ndahet personaliteteve që kanë kontribuuar në afirmimin e Republikës së Maqedonisë në botë.

Presidenti Ivanov, i cili para tre viteve e dekoroi Esmën me “Dekoratën për merita të Maqedonisë”, në dorëzimin solemn të titullit tha se mirënjohja është falënderim për misionin e saj prej një artisteje të madhe dhe ambasadore kulturore e shtetit.

Esma Rexhepova-Teodosievska e kënaqur nga vendimi që asaj t’i ndahet mirënjohja e lartë iu falënderua shtëpisë së saj menaxheriale që e ka propozuar për çmimin, ndërsa Qeverisë dhe ministres së Kulturës Kançeska-Milevska për atë që e bëjnë që të vlerësohet puna e artistëve dhe ata të jenë të gëzuar. Theksoi se mirënjohjet duhet të vijnë gjatë jetës dhe ato ua dëshiroi kolegëve dhe miqve që morën pjesë në solemnitet.

Lajme të ngjashme

Back to top button