Greqi, lirohen gardianët që dhunuan për vdekje Ilia Karelin

Gjashtë gardianë të tjerë që mbaheshin në burg për torturimin me pasojë vdekjen të të burgosurit shqiptar, Kudret Kume, njohur ndryshe edhe si Ilia Kareli janë liruar me kusht.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Selanik dhe gjashtë gardianët e burgosur në Prillin e vitit të kaluar janë lënë të lirë me kusht që të mos largohen nga Greqia, të paraqiten periodikisht në stacionin më të afërt policore dhe një garanci prej 3 mijë eurosh.

Torturimi dhe vrasja e Ilia Karelit në burgun e Serresit në Greqi tronditi opinionin publik shqiptar e grek një vit më parë. Pamjet e kamerave të burgut tregonin dhunën e makabre të ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar, i cili gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Gjithsej ishin 15 gardianët e akuzuar. Gjashtë prej tyre u hetuan në gjendje të lirë në Marsin e vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u arrestua.

Në dhunën ndaj 42-vjeçarit shqiptar është përfshirë edhe vetë drejtori i burgut të Nigritas. Pamjet tregonin qartë se drejtori ka qenë në dhomën frigorifer, ku janë ushtruar torturat që i shkaktuan vdekjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit).

Ilia Kareli, që në Shqipëri njihej si Kudret Kume pasi ka vrarë një roje të burgut ë Amfisas humbi jetën si rezultat i dhunës së shtruar ndaj tij nga rojet e tjerë të këtij burgu, dhe më pas prej rojeve të burgut të Nigritas, ku u transferua menjëherë pas vrasjes.

Para se të qëllonte gardianin, Ilia Kareli i ka dhënë atij një letër ku duket qartë se ka qenë në gjendje të rë

Lajme të ngjashme

Back to top button