Xavi do të largohet nga Barcelona

Mesfushori Xavi Hernandez në fund të edicionit do të largohet nga Barcelona. Sipas asaj që raporton AS, spanjolli do të transferohet në Katar, te skuadra Al Sadd.

Me kontratën e nënshkruar me Al Sadd, Xavi do të përfitojë 10 milionë euro në vit, ndërsa do të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare.

Përndryshe Xavi viteve të fundit, ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në botë, duke kontribuar në sukseset e mëdha të Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button