Maksim Gjokaj, moderator zyrtar në “Çelesi Muzikor 9”

Edhe këtë vit i është besuar prezantuesit dhe gazetarit të njohur Maksim Gjokaj-Maksi (gazetarit të Bota sot), festivali më i madh i muzikës shqiptare që organizohet në Kosovë, e këtë vit është edicioni i 9-të, Çelesi Muzikor.

Maksi sic e njohin të gjithë, ka zbuluar disa risi të këtij Festivali i cili starton me garën më 16 Prill dhe deri në finale në mbrëmjen e 7 Majit. Këtë vit zbulojmë se disa nga femrat seksi të skenës shqiptare do të jenë konkurente si Morena Taraku, Shkenda Dubova etj, si dhe rikthehet festivaleve Ardit Stafaj, ndërsa vjen për herë të parë në këtë festival Elita, vajza e Arifit të grupit Elita 5.

Vitin e kaluar përkrah moderatorit në natën finale prezantoi këngëtarja Ganimete Abazi, e këtë vit, padyshim se do të jetë një femër përkrah tij, por ende nuk është vendosur se cila artiste. Vetëm dicka mund të themi se ky është eventi më i madh muzikor në Kosovë por që mbështetet edhe nga mediat e Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndërsa është duke u përgaditur nga stafi i këtij festivali një garë dhe një show i vërtetë ku producentët dhe kompozitorët më të mirë shqiptarë kanë sjellë krijimet e tyre./BS/

Lajme të ngjashme

Back to top button