fbpx

(VIDEO) Zaev: Do të dalin edhe dëshmitë për dështimin e regjistrimit të popullsisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në publikimin e “bombës” së 14, paralajmëroi se do të publikohen edhe materialet që tregojnë se pse dështoi regjistrimi i popullsisë. Në pyetjen nga Portalb, se nëse ka të dhëna që flasin për regjistrimin e popullsisë, proces i cili dështoi që në fillim, Zaev përsëriti premtimin e  tij se gjithçka që posedon do të publikohet duke përfshirë edhe materialet që tregojnë për dështimin e regjistrimit të popullsisë.

“Për rastin e vdekjes së Nikolla Mlladenovit, për “Monstrën” dhe për raste tjera, qytetarët do të dinë të vërtetën. Çka është me rëndësi? E tërë e vërteta është e rëndësishme dhe për këtë shkak disa muaj në vazhdimësi të gjithë nga opozita kemi thënë se, askush nuk ka të drejtë ta fsheh të vërtetën nga Maqedonia. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën” tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button