Kryetari i ri i Këshillit zgjedhor, nuk komenton inçizimet e opozitës

Kryetari i  ri i Këshillit zgjedhor, Branko Ushkovski, nuk komenton inçizimet që shpalos opozita, ku qeveritarët bisedojnë për zgjedhjen e gjykatësve.

Gjithçka mundi të thotë kreu i ri i Këshillit ishte se nuk do të lejojë që institucioni dhe anëtarët e tij t’u nënshtrohen presioneve. “Ju njoftoj dhe ju siguroj se ne në Këshilli Gjyqësor nuk do të biem pre e presioneve politike që na bëhen për nevoja ditore politike ose për qëllime të tjera, që shpresoj se dhe ju i dini. Nuk do të lejojmë që ato të ndikojnë te gjyqësia”, tha Ushkovski. Ai tha se pavarësisht nëse përgjimet janë autentike, relevante ose të inskenuara, rëndësi ka prezumimi i pafajësisë, duke bërë kështu mbrojtjen e ish ­pararendëses së tij, Biljana Zafirovskës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button