Burgjet, MPB dhe Qendrat sociale shkelin të drejtat e njeriut

Avokati i Popull, Ixhet Memeti në raportin e vitit 2014 publikoi shkelje të rënda edhe në vendet e privimit nga liria, ku sipas tij në ven se të përmirësohen kushtet dhe gjendja e burgjeve, gjatë vitit  2014 u konstatua gjendje akoma më të këqija.

“Me shqetësim konstatoj menaxhim jopërkatës dhe joprofesional nga ana e organeve udhëheqëse dhe shërbimeve, e që krijon situata konfliktuoze të cilat rrezikojnë sigurinë e personave të burgosur. Gjithashtu nuk sigurohet mbrojtje shëndetësore adekuate për personat e paraburgosur dhe të dënuar nga ana e institucioneve publike shëndetësore, kurse gjendja në EEK Tetovë është alarmante në  çdo aspekt”, theksoi Memeti.

Në këtë raport gjithashtu u konstatua edhe veprim jo në kohë dhe joefikas i nënpunësve policor sipas denoncimeve të qytetarëve për mbrojtjen e jetës sigurisë dhe pronës së tyre.

“Vazhdon praktika e dërgimit të përgjigjeve jothelbësore nga MPB, sa i përket mos zbatimit të autorizimeve policore dhe tejkalimit të tyre, e që le hapësirë për dyshim në objektivitetin e veprimit policor”, theksoi Memeti.

Gjithashtu sipas kij raporti, vazhdon pakënaqësia nga sjellja dhe mënyra e vendimmarrjes së qendrave për punë sociale si dhe pagimi jo në kohë i kompensimeve në para e që rrezikon sigurinë sociale të qytetarëve.

Ndërkaq në vitin raportues, Avokati i Popullit veproi sipas 4.995 parashtresave, nga të cilat në periudhën raportuese u pranuan 4249 nga 4331 parashtrues dhe 746 u bartën nga viti paraprak. Numri i lëndëve është rritur për rreth 400 raste për një vit.

Si përfundim janë përmbledhur 1270 cënime të konstatuara, 1186 të përfunduara dhe 92 në punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button