Avokatit i Popullit: Në Maqedoni ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

Në raportin e viti 2014 të realizuar nga Avokati i Popull, publikohen të dhëna shqetësuese pasi që çdo vit shkon duke u rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë tek ky institucion.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti theksoi se janë vërejtur shkelje të mëdha të të drejtave dhe lirive të njeriut, duke filluar nga Administrata publike, gjykata, policia dhe shumë institucione tjera.

Sa i përket Administratës publike, Memeti theksoi se numri i ankesave gjithnjë shkon në rritje pasi që administrata dukshëm është jo efikase, e politizuar dhe shumë e dobët në punën e saj.

Për 20 për qind është rritur numri i ankesave në fushën e Jurisprudencës, ku shqetësues është perceptimi i qytetarëve se vendimet gjyqësore miratohen edhe në mënyrë të njëanshme, nën presion dhe nga gjyqtarë joprofesional. Memeti thekson se në vende se të jetë Jurisprudenca shtylla e cila mbron të drejtat e njeriut, ajo është fusha në të cilën janë parashtruar më se shumti ankesa, rreth 900.

Gjithashtu në rritje shkon edhe numri i diskriminimit të qytetarëve të cilët kërkojnë mbrojtje nga kjo dukuri, dhe një numër i madh i tyre ankohen se diskriminohen në bazë etnike. Avokati i Popullit ka konstatuar se ka rritje të diskriminimit mbi bazë etnike të romëve dhe shqiptarëve gjatë realizimit të së drejtës së lëvizjes së lirë.

Memeti theksoi se gjithashtu janë shpeshtuar dukuritë e paraqitjes së gjuhës së urrejtjes në media dhe rrjete sociale e që në mënyrë plotësuese mund të nxisin krijimin e ndarjeve në shoqëri si dhe diskriminim.

Ndërkaq në vitin raportues, Avokati i Popullit veproi sipas 4.995 parashtresave, nga të cilat në periudhën raportuese u pranuan 4249 nga 4331 parashtrues dhe 746 u bartën nga viti paraprak. Numri i lëndëve është rritur për rreth 400 raste për një vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button