E rrallë: Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq bisedojnë në telefon

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka biseduar mbrëmë në telefon me homologun e tij të Kosovës, Isa Mustafa për bashkëpunimin e ardhshëm ndemjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për gjendjen e serbëve në Kosovë, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Sipas agjencisë shtetërore serbe të lajmeve, Vuçiq dhe Mustafa janë pajtuar që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut, pas vendosjes së kontaktit të drejtpërdrejt dhe komunikimit në të ardhmen për të gjitha problemet potenciale.

Ky edhe mund të quhet kontakti i parë i tillë i dy kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë përmes telefonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button