TMi: Ku janë të hollat? Nga Maqedonia në mënyrë të paligjshme kanë dalë 4.6 miliardë dollarë

Në raportin e Transparencë Maqedoni për muajin korrik dhe gusht, shkruan se hulumtimet e Institutit kroat për politikë publike “Adrijatik” që kanë të bëjnë me periudhën 2001-2010, kanë treguar se nga Maqedonia, në mënyrë të paligjshme, kanë dalë 4.6 miliardë dollar, prej të cilave, pjesa më e madhe e tyre në vitet e fundit.

“Nëse merret parasysh rritja e përqindjes së qytetarëve të varfër në vend, nivel i ulët katastrofal të investimeve të huaja dhe fijaskos ekonomike në udhëheqjen e politikës komerciale në vend, që është rezultat edhe i indikacioneve të paligjshme dhe të paturpshme e të hollave të qytetarëve, kjo shumë është katastrofale”, thuhet në raportin e Transparencë Maqedoni.

“A futen në këto të holla pagesa e shtrenjtë e autobusëve, kompjuterëve për çdo fëmijë, pajisjet e shtrenjta shëndetësore, dhjetëra milionë euro të harxhuara për “mbjelljen e ardhmërisë”, numrin e reklamave të pakuptimta të kampanjave të Qeverisë, përkthimet e gabuara të qindra librave të huaja të cilat nuk shfrytëzohen, qindra milion euro në vit për importin e energjisë së shtrenjtë elektrike, në vend se investim në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme, subvencionet e ndryshme në bujqësi, edhe pse kjo prej vitit në vit jep gjithnjë e më shumë rezultate të këqija dhe projekte të tjera të ngjashme nga “reformat” e mëdha të qeverisë? Në fakt, TM kërkon nga autoritetet kompetente që të mundohen të japin përgjigje për pyetjen e thjeshtë: Ku janë të hollat?” shkruan Transparencë Maqedoni. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button