Gjurovski kërkon sulm efikas dhe mbrojtje të fortë

Përzgjedhësi i reprezentacionit të Maqedonisë, Boshko Gjurovski ka mbajtur sot konferencë për shtyp në arenën “Filipi i dytë”, në prag të ndeshjes kualifikuese për KE 2016, kundër Bjellorusisë.
Gjurovski ka thënë se reprezentacioni i Maqedonisë ka forcë për të fituar ndaj Bjellorusisë, por do të duhet të bëjnë diferencën, që më pas të kenë dhe sulm efikas, e njëkohësisht të jenë maksimalisht të koncentruar në mbrojtje.

“Synimi ynë është që në tabelë të jemi para Bjellorusisë dhe Luksemburgut dhe për këtë ne synojmë që të fitojmë në ndeshjen e nesërme, por për këto kualifikime dëshirojmë që ti bëjmë presion edhe Ukrainës për pozitën e tretë”, ka thënë Gjurovksi i cili më tej ka shtuar.

“Aspak nuk kam qenë i kënaqur nga realizimi në ndeshjet e fundit dhe për këtë ne kemi disa ndryshime. Kemi këtu Ibraimin, Trajkovskin, Hasanin,Vekoskin, Bllazhevskin të cilët janë futbollistë të cilët kanë aftësi shënimi. Por edhe përkundër dëshirës për sulm, ne duhet që të mendojmë edhe për mbrojtjen, ku duhet të jemi të fortë. Nuk guxojmë më që të pranojmë gola naiv. Mjaft është më me lojë të tillë, duhet ta përmirësojmë koncentrimin dhe mbrojtjen”, ka thënë Gjurovski, i cili edhe një herë nuk ka mbetur pa e përmend mungesën e Arijan Ademit, për të cilin ka thënë se ai ka një peshë të madhe për mesfushën. “Mungesa e Ademit sigurisht se është problem për ne, por do të mundohemi që ta plotësojmë atë”, është shprehur Gjurovski. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button