Ndërtesa e re prej baroku e Ministrisë së Drejtësisë

Fasada e kuqe, shtylla të bardha, elemente të ashtuquajtura prej baroku, dritare prej alumini. E gjithë kjo është kombinuar në ndërtesën e re të Ministrisë së Drejtësisë ku edhe është ngjitur simboli i drejtësisë me ngjyrë ari “Justicia’.

Kjo pamje e ndërtesës është përqeshur me të madhe në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo mënyrë dhe ky stil i rregullimit të ndërtesave duhet të ndërpritet.

Qeveria veç më një kohë të gjatë zbaton projekte për ndryshimin e pamjes të objekteve në qytetin e Shkupit.

Ky lloj i ndërtimit, pa asnjë vlerë arkitektonike është vërejtur edhe në disa pjesë të qyteteve në Kinë.

Gjatë viteve të fundit edhe Maqedonia është bërë shënjestër e kritikave nga mediat botërore për shkak të pamjes së re të kryeqytetit ku në shumë raste është quajtur edhe si “Disneyland i ri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button