Të paktën 3 persona e humbën jetën në një sulm terrorist mbi konsullatën e SHBA-së në Herat

Pothuajse dhjetë persona janë plagosur në sulm, kumtuan mediat britanikegjatë një sulmi të talebanëve  mbi konsullin e SHBA-së në Herat . “Askush nuk është i lënduar nga personeli i konsullatës amerikane”, deklaroi zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së në Kabul.

Burime policore nga Herati deklarojnë se janë vrarë dy policë dhe truproja, ndërsa dy afganët e personelit të konsullit janë plagosur. Departamenti shtetëror i SHBA-së kumtoi se kamioni me sulmuesit është ndaluar para portës së konsullit, ku është hapur këmbim zjarri midis tyre dhe sigurimit. Më pas kamioni është ngritur në ajër.

Shefi i policisë në Herat precizoi se katër sulmuesit janë vrarë gjatë sulmit. Është vrarë edhe atentatori vetëvrasës nga kamioni. “Një orë pas sulmit situata ishte nën kontroll”, deklaroi zëdhënësi i ambasadës amerikane. Më pas talebanët përmes postës elektronike kanë liferuar mesazh deri te mediat, në të cilin theksohet se “qëllimi ishte amerikanëve t’u tregojmë se nuk janë të sigurt askund në vendin tonë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button