PEPR: Shteti tu kthej paratë qytetarëve, bomba sociale është me e rrezikshmja

“Ju nuk keni para për të paguar borxhet, ndërsa flisni për punësime që nuk mund të realizohen”, thuhet në letrën e hapur që sot i ka dërguar Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve.

Në letrën drejtuar ministrit Dime Spasov thuhet: “ Bomba më e fuqishme është ajo sociale, kur ajo do të shpërthej nuk do të mbetet asgjë. Paguani qytetarëve atë që u keni borxh dhe pastaj lavdëroheni me punësimet . Qeveri e mallkuar. Gjithçka do të jepni gjithçka do të gënjeni  vetëm që të mbeteni. Tash ju pyes kur do t’i paguani qytetarëve ndihmën sociale që ua vononi dy muaj? Dje bënin grevë disa familje në Vinic, prandaj duhet ta dini se bomba sociale është më e rrezikshmja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button