Arabia Saudite nis sulmet ushtarake në Jemen (VIDEO)

Arabia Saudite ka nisur një operacion ushtarak në Jemen kundër militantëve të mbështetur nga Irani, shiitët Houthi. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

Adel al-Jubeir tha se Arabia Saudite ka nisur veprimet ushtarake  për të “mbrojtur qeverinë legjitime” të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi. Rebelët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa që prej shtatorit dhe pushtuan qytetin qendror të Taizit gjatë fundjavës, duke u afruar me bazën e re jugore të presidentit jemenas, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Ambasadori saudit në SHBA theksoi se Arabia Saudite do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur popullin e Jemenit dhe qeverinë legjitime të Jemenit.

Ndërhyrja ushtarake vjen pasi burime të “Reuters” thanë gjatë së mërkurës se transferimi i mjeteve të rënda ushtarake në pranë kufirit me Jemenit ishte për qëllime difensive. Gjithashtu të mërkurën, mediat ndërkombëtare shkruajtën se Presidenti i Jemenit është larguar nga Pallati Presidencial në Aden, pasi rebelët avancuan drejt portit jugor. Por zyrtarët vendas mohun largimin e presidentit nga vendi, njofton Top Chanel.

Më herët, Jemeni i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur veprimet ushtarake kundër rebelëve Houthi. Gjithashtu, presidenti Hadi i bëri thirrje edhe vendeve arabe për ndërhyrje.

Përkeqësimi i situatës në Jemen e ka bërë këtë vend një front deciziv sa i përket rivalitetit të Arabisë Saudite në rajon me Iranin, teksa Republika Islamike akuzohet nga Riadi për nxitje të konflikteve sektariane përmes mbështetjes së tyre ndaj grupeve Houthi.

Lajme të ngjashme

Back to top button