“Neokomunistët” dhe gjenerata e tretë te shqiptarët

Periudha e shtatëdhjetë vjetëve të fundit është një histori e këtyre dy kategorive të lartë cekura në titullin  e këtij shkrimi. Duke e ditur historinë e komunizmit dhe pa u ndalur fare aty do të kaloj direkt e tek ‘pjella e tyre’, që i bie të jenë gjenerata e udhëheqësve aktuale në trevat tona.

Ashtu sikurse në botë pas rënies së murit të Berlinit  ndodhën ngjarje të mëdha që ndryshuan sisteme shtetesh, një gjë e tillë u përcjellë edhe tek Shqiptarët në Ballkan në përgjithësi, e në veçanti në Shqipëri duke rrënuar sistemin komunistë më të egër që njohu bota në historinë e saj atë të Enver Hoxhës.

Në fillim të viteve nëntëdhjeta atje në Shqipëri filloi demokracia edhe pse shumë vonë në krahasim me shtetet e tjera te cilat vetëm se jetonin në demokraci por atë e shpërndanin si shërbim apo obligim për pjesën tjetër të botës me qëllim të vetëm zbatimin e rendit të ri botërorë i bazuar në barazi, liri dhe demokraci.

Gjenerata e ndryshimit e frymëzuar dhe e etur për liri dhe mirëqenie më mirë për ardhmen e tyre dhe shtetin në tërësi, e filluan atë me sakrifica personale dhe kolektive por ata udhëheqësit  kishin kaluar rininë dhe shkollimin e tyre në sistemin e mëparshëm gjë kjo shumë e rëndësishme, që duke kujtuar atë nostalgji në këtë sistem të ri demokratikë ata lanë pasoja dhe ngecje të shumta në sfera të ndryshme duke u bërë sikurse ajo fluturakja e cila nuk hynë dot në funksion pa erë, dhe me gjithë këto turbulenca në këtë periudhë vazhdoj dominimi i lakmisë për pushtet me çdo çmim, praktikë kjo jo e pëlqyer në demokraci.

Tani ka një shpresë nga zgjedhjet e fundit për një ‘rilindje’ kombëtare dhe lulëzim të demokracisë ashtu siç e proklamoi dhe promovoi partia socialiste dhe arriti të merr pushtetin, për më tepër duhet  të shohim në punën e saj të bërë deri më tani dhe të cilën do ta bëjë deri në fund të mandatit.

Unë mendoj se, tani  kjo gjeneratë e tretë udhëheqëse në Shqipëri e shkolluar në universitete ndërkombëtare dhe me pjekuri apo me pasjen e një bazë demokratike janë disa hapa më përpara sesa gjenerata ‘neokomuniste’  që e filloi këtë sistem të ri, por mendoj se defekt të vetëm mund ta kenë shfaqjen e nostalgjisë komunistë në proceset e vendimmarrjes të liderit të tyre thënë më ndryshe kryeministrit të tyre të tanishëm i cili kryeministër kryekëput është i dashuruar në këtë sistem demokratikë dhe nuk mendoj se do të bëjë ndonjë gabim të madh po që se nuk ka mësuar nga gabimet e paraardhësve të tyre.

Të dalim tani në Kosovë edhe këta vëllezër të tanë e filluan këtë proces të demokratizimit pothuajse në periudhë të njëjtë por me një përparësi duke u mësuar nga vëllai i tyre i madh Shqipëria.

Shqiptarët e Kosovës me sakrifica të mëdha dhe me njerëz më të guximshëm për liri, u ndeshën me okupatorin e tyre për ta fituar lirinë e pastaj edhe deri të demokratizimi i vendit.

Këta shfrytëzuan thuajse të gjitha mjetet demokratike për arritjen e lirisë dhe paraqitjes së tyre si popull paqedashës, por në një periudhë të caktuar iu desh të tregojë edhe rezistencën e saj përmes luftës, periudhë kjo që i mundësojë që ata të dalin fitues dhe të krijojnë shtetin e tyre.

Pas luftës fryma rugoviane e bazuar në demokraci fillojë demokratizimin e vendit dhe arriti ta pavarsojë atë por me udhëheqës të njëjtë sikurse ata të Shqipërisë amë, duke ditur se edhe këta ishin në një sistem pothuajse të ngjashëm komunistë.

Duke e bërë gjithë këtë punë të madhe të shtet ndërtimit pas 17 shkurtit 2008 në Kosovë kemi demokraci të brishtë me udhëheqës të etur për pushtet duke mbajtur atë me çdo kusht, ky sindrom i pushtet-mbajtjes mund të quhet ndryshe edhe si smundje ballkanike apo edhe si trashëgimi nga komunizmi.

Edhe në Kosovë do të komentoj zgjedhjet e fundit të cilat u bënë ashtu si u bënë por me zgjatje të madhe të procesit të negocimit për formimin e koalicionit qeverisës. Qeveri e cila është e domosdoshme për funksionimin e shtetit, kjo zgjatje prodhojë edhe rezultatin e saj si në ekonomi ashtu edhe në politikë që për një shtet të ri një përvojë e tillë e qëndrimit  pa qeveri është e pa tolerueshme pasi që nuk ka kapacitet për arritjen e mbushjes së mungesës kohore të cilën e shkaktojë formimi i qeverisë dhe nuk pres ndonjë arritje progresive të kësaj qeverie sepse në kry të saj kemi njeriun ‘neokomunist’ me rini, shkollim dhe nostalgji të sistemit komunistë Jugosllav.

Mendoj se në Kosovë gjenerata e tretë siç e quajë unë duke u bazuar në periudha kohore i bie se është ende në formësimin e saj edhe pse kemi disa fërkime të shfaqjes së saj por është ende herët të flitet për të.

Në fund do të përmendi edhe vendim tim, konkretisht shqiptarët e Maqedonisë.

Këta njerëz kanë lidhje më të forta me vëllezërit e tyre në Kosovës sesa me ata të Shqipërisë por ama  arritën të mbajnë atë ballansin vëllazëror.

Ne pas komunizmit provuam gjeneratën e parë udhëheqëse të cilët arritën aty ku arritën me gjithë forcat e tyre por nuk sollën rezultate të favorshme për popullin Shqiptarë në Maqedoni dhe na sollën në situatë që edhe përmes forcës të futemi në konflikt luftarak për sigurimin e lirive dhe të drejtave njerëzore.

Pas kësaj pason një periudhë e re por me garniturë të re udhëheqësish të cilët ishin të njejtë ‘neokomunistë’ me vëllezërit e tyre ne Shqipëri dhe Kosovë.

Dhe mbi të gjitha më të dobët në ballafaqimin për shtet formim, pasoja këto që pas vitit 2001 po i ndiejmë çdo ditë e më tepër.

Edhe këta me rininë, shkollimin e tyre dhe nostalgjinë por edhe me dobësi në vendimmarrje dëshmuan paaftësinë për të jetuar në demokraci.

Dhe siç po vërehet fundi i tyre në të njejtën kohë po vërehet edhe ardhja e gjeneratës së tretë, gjeneratë kjo e patjetërsueshme e cila duhet të jetë shumë e matur dhe e pjekur nëse mendon se demokracia është ajo që na duhet neve si shoqëri bashkëkohore dhe me prioritete evropiane.

Të gjithë shpresat i kemi tek kjo gjenerata e tretë që duhet ta zgjedhim me kujdes dhe vetëdije të plotë për ta treguar pjekurinë tonë si shoqëri me ndikim në gadishullin Ballkanikë.

Citoj Jakup Asipi:’Shqiptarët janë truri dhe mushkëritë e Ballkanit’, nëse bazohemi në këtë thënie unë mendoj se e ardhmja e afërt e rajonit është e pa arritshme pa neve shqiptarët. Sepse  një trup normal, nuk mund të funksionojë  pa këto dy pjesë kryesore.

Lajme të ngjashme

Back to top button