Selmani: Kreatorët e manipulimeve i bëjnë shërbim të keq pushtetit

“Më akuzojnë se kam mbrojtur Muhamet Zeqirin se pse e ka prishur marrëveshjen me Vasko Eftovin për shkak të emisionit të tij të fundit  kushtuar luftës së Kosovës. Së pari postimi është në profilin tim në Facebook, nuk k lidhje me SHGM-në. Unë a nuk kam të drejtë të shpreh qëndrimet e mia si qytetarë dhe gazetarë”, shkruan kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Ai e thotë se janë gënjeshtra pohimet se kamë mbrojtur Muhamet Zeqirin për shkak se postimi në Facebook për emisionin e Eftovit është bërë para vendimit të televizionit Alsat për ta larguar atë.

“Gënjeshtra e dytë brutale e propaganduesve të qeverisë është se SHGM-ja nuk I mbron gazetarët. Le të thonë vetëm një shembull kur një gazetar është drejtuar në SHGM për ndihmë dhe nuk e ka marrë atë. Ne gjithmonë respektojmë vendimin e kolegëve tanë. Nëse ata mendojnë se nuk ka hapësirë për reagimin e SHGM-së, atëherë sit ë reagojmë ne? Qëllimi jonë është që të ndihmojmë”, shkruan Naser Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button