fbpx

Reali në Munich për Alaban

Kampioni i Evropës, Real Madrid dëshiron që të transferoj futbollistin e Bayern Munichut, David Alaba.

“Marca” shkruan se emisarët e Realit janë takuar me babin Alabas, me të cilin kanë biseduar rreth një transferimi të mundshëm.

Ky transferim do të jetë shumë i vështirë, por mendohet Toni Kroos mund të ndihmoj në transferimin e Alabas.

Alaba shihet si lojtari perfekt për anën e majtë, pasi nga skuadra në fund të këtij edicioni do të largohet Fabio Coentrao.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button