Berisha e Agolli njëzëri: Ndaj Armenisë duam fitoren

Më të mirën e tyre për objektivin kryesor, fitoren. Ky është premtimi i Etrit Berishës dhe Ansi Agollit, dy titullar të qëndrueshëm në përfaqësuese, të cilët nga salla e konferencave për shtyp premtojnë se do të japin maksimumin që Shqipëria të fitojë ndaj një kundërshtari aspask të thjeshtë, si Armenia.

Berisha: “E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që ka treguar forcën e saj ndaj të gjithë rivalëve por për ne objektivi është marrja e 3 pikëve”.

Agolli: “Të gjithë kërkojmë të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe të marrim rezultatin që kërkohet prej nesh. Megjithatë duhet të jemi me këmbë në tokë, por nuk mund ta fshehim që objektivi ynë është fitorja”.

Me vetëm një gol të pësuar ndaj dy skuadrave të forta të grupit, Etrit Berisha ka qenë padyshim një prej pikave më të forta të Shqipërisë deri në këto momente. Ruajtja e paprekur e portës është synimi i tij kryesor dhe në sfidën me Armeninë dhe një sulmues të raungut ndërkombëtar si Mkhitaryan.

Berisha: “Kam punuar shumë kohët e fundit dhe këtë ndeshje e kam menduar gjatë. Do bëj maksimumin tim që skuadra të mos pësojë. Nuk do të jetë e thjeshtë sepse kanë lojtarë të shpejtë dhe zbresin mirë në kundërsulm, por asnjëherë nuk ka ndeshje të thjeshta dhe e dimë atë që kërkojmë”.

Me Mkhitaryan do të ketë punë dhe Ansi Agolli, me sulmuesin e Dortmundit në Bundesligë, që pritet të luajë pikërisht në krahun e Agollit.

Agolli: “E kemi studiuar kundërshtarin në cdo detaj, dhe po punojmë fortë për të mësuar pikat e tytre të dobta dhe ta ndalim atë në pikat më të fortë, sic është dhe Mikhitaryan”.

Për Agollin ndeshja me Armeninë ka dhe më shumë vlerë për të në planin personal duke qenë se luan në Azarbajxhan, një vend që nuk ka marrdhënie të mira me armenët.

Agolli: “Në Azebrajxhan e ndjejnë shumë këtë sfidë dhe fakti që luajë në atë vend e bën këtë sfidë një derbi për mua. Te Qarabag më thanë mos kthehem në skuadër nëse nuk mundim Armeninë, bëj shaka. Por herën e fundit që fituam presidenti i klubit më dha shpërblim dhe besoj dhe këtë herë do më jap shpërblim nëse fitojmë me Armeninë”./Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button