Parashikim: Inter – Juventus

Dita: 14 Shtator,2013
Ora: 18:00
Vendi: Giuseppe Meazza, Milan
Gara : Serie A

Pas një sezoni katastrofik ku përfundoi në pozitën e nëntë, Interi ka befasuar në fillim të sezonit duke mos pranuar asnjë gol të vetëm . Sezonin e filluan me fitore duke mposhtur Genoa’n dhe Catania’n, por tani Interin e  pret një sfidë e vështirë me kampionin e Serie A.

Java e tretë e Serie A duket tejet emocionuese pasi do të shohim Derby d’Italia të luhet në San Siro.

Të dy ekipet fituan nga 2 ndeshje të para të sezonit dhe po ashtu kanë besim se do jenë fitues të Serie A këtë sezon.

Bianconerët e filluan me trofe këtë sezon pas fitores ndaj Lazios në Superkupë dhe në fillim-sezon e deklasuan sërish Lazion, për të dëshmuar formën e lartë ekipore.

Të dy ekipet janë më të suksesshme në Itali , me 47 ndeshje të luajtura në mes tyre, ku Juventus i fitoi 2 të fundit nën trajnerin Antonio Conte.

Inter vs Juve

5 ndeshjet e fundit të Interit :

Catania 0-3 Inter
Inter 2-0 Genoa
Inter 4-0 Cittadella
Real Madrid 3-0 Inter
Juventus 1-1 Inter

5 ndeshjet e fundit të Juventusit :

Juventus 4-1 Lazio
Sampdoria 0-1 Juventus
Juventus 4-0 Lazio
Juventus 1-1 Inter
Juventus 1-3 Los Angelos Galaxy

Ndeshjet e fundit kokë më kokë:

Juventus 1-1 Inter
Inter 1-2 Juventus
Juventus 1-3 Inter
Juventus 2-0 Inter
Inter 1-2 Juventus

Lojtarët kryesorë në këtë derbi:

Rodrigo Palacio


Sulmuesi argjentinas është në formë të lartë. Ai ka shënuar në të trija ndeshjet zyrtare të këtij sezoni që i ka fituar Interi. Prezenca e tij në sulm është rreziku permanent për portën juventine.


Paul Pogba


Trajneri i Interit, Walter Mazzarri e di se Paul Pogba është rreziku më i madh për portën zikaltrë. Mprehtësia që ka treguar talenti i ri francez, vizioni i madh në lojë dhe rrezikshmëria nga distanca, e bëjnë atë njeriun kryesor që do të shënoj në derbi.

Vlen të përmendim se për këtë derbi janë shitur 85 mijë bileta, katër mijë prej të cilave do të jenë juventine në stadiumin e Interit. / Portalb

Parashikim i autorit: Inter 3 –1 Juventus

Lajme të ngjashme

Back to top button